Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski, sot do të ketë bisedime në Kiev me presidentët e Rusisë dhe Ukrainës, Vlladimir Putin dhe Leonid Kuçhma, gjatë solemniteteve të shpalljes së pavarësisë së këtij vendi.
Putin e Kuchma kanë mbështetur Shkupin në konfliktin me kryengritësit shqiptarë, ky i fundit edhe me furnizime armësh. Me të arritur në Kiev, Boris Trajkovski ka falënderuar Ukrainën për mbështetjen, kurse në prag të takimit me Putinin ka thënë se Moska dhe Shkupi kanë shumë gjëra të punojnë së bashku në rregullimin e situatës në Ballkan. Ndërkaq, Vlladimir Putin me të arritur në Kiev ka shfaqur dyshime të thella, lidhur me suksesin e Misionit të NATO-s në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG