Ndërlidhjet

WASHINGTON


Shtetet e Bashkuara thonë se do të tërhiqen nga Marrëveshja për Raketat Antibalistike nëse nuk arrijnë kompromis me Rusinë, lidhur me planet e presidentit George Bush për zhvillimin e sistemit të mbrojtjes raketore. Megjitatë, zyrtarët amerikanë kanë thënë se nuk është caktuar ndonjë afat i fundit se kur do të tërhiqeshin nga kjo marrëveshje, e cila ndalon ndërtimin e sistemeve kombëtare të mbrojtjes raketore. Dëshirojmë të gjejmë rrugët, që bashkërisht me Rusinë të shkojmë përtej Marrëveshjes, që besojmë se është një relikt i së kaluarës, por paralelisht po shkojmë përpara edhe me programin tonë të mbrojtjes traketore, ka thënë zëdhënësi i Stejt Departmetit, Philip Reeker.
XS
SM
MD
LG