Ndërlidhjet

PEKIN


Ekspertë nga Shtetet e Bashkuara kanë filluar bisedime për kontrollin raketor, me homologët e tyre në Pekin, në të cilat diskutojnë pajtimin e Kinës që të mos i ndihmojë vendet tjera që të ndërtojnë arsenale raketore apo të zhvilloojnë teknologjinë e armëve bërthamore. Gjatë muajit nëntor Kina ishte pajtuar që t’i ndalojë kompanitë e saja që të ndihmojnë vendet tjera për zhvillimin e teknologjisë raketore. Si kundërveprim zyrtarët amerikanë hoqën dorë nga sanksionet kundër kompanive kineze, të dyshuara për shitjen e raketave dhe teknologjisë raketore Iranit dhe Pakistanit dhe u zotuan që të ndihmojnë Kinën që të zhvillojë programet e saja kozmike.
XS
SM
MD
LG