Ndërlidhjet

NABLUS


Armata izraelite ka shkrepur dy raketa kundër veturës së kolonelit të forcave palestineze të sigurisë, Jihad al-Miseemi, i cili ka marrë lëndime të lehta bashkë me dy të tjerë, njoftojnë agjencitë perëndimore të lajmeve. Helikopterët izraelitë gjithashtu kanë shkrepur mbrëmë një raketë kundër automjetit ku gjendeshin zyrtarë ushtarakë nga grupi radikal palestinez-Hamas, me çrast është vrarë një person, por ka shpëtuar sajuesi kryesor i bombave, i cili gjendet në krye të listës së personave të kërkuar nga Izraeli.
XS
SM
MD
LG