Ndërlidhjet

Peter Buckhard: përkundër marrëveshjes - ka raste të abuzimeve serioze


"Gjatë ditëve të fundit ishim dëshmitarë të vendosjes së forcave të NATO-s, që ka ndikuar në uljen malsimale të shkallës së luftimeve. Pra është arritur një përparim në programin për çarmatim. Por, është me rëndësi të kuptohet, se shumë shkaktarë kryesor të konfliktit, përfshirë abuzimet serioze të të drejtave të njeriut, janë të shkaktuara nga të dy palët dhe abuzimet endemike policore ende nuk janë shqyrtuar" - thotë Peter Buckhard nga Organizata Human Rights Watch.

Radio Evropa e Lirë
Abuzimet policore kundër shqiptarëve etnikë në Maqedoni mbeten shqetësim serioz, megjithë marrëveshjen e nënshkruar politike, ka thënë Human Rights Watch. A mund të na thoni diç lidhur me këtë çështje?

Peter Buckhard
Ne kemi dokumentuar raste serioze të abuzimeve të policisë gjatë 5 – 6 viteve të fundit në Maqedoni. Ky është problem shumë serioz dhe gjë endemike në stacionet e policisë. Që nga fillimi i luftimeve ndrëmjet UÇK-së dhe autoriteteve qeveritare kemi vërejtur rritje të shpejtë të abuzimeve. Mirëpo, jemi shumë të brengosur se, përkundër arritjes së marrëveshjes politike, ne kemi dokumentuar raste të abuzimeve shumë serioze. Me të nënshkruar të marrëveshjes, në stacion policor kemi dokumentuar dy raste, ku njerëzit ishin rrahur deri në vdekje dhe kemi një varg rastesh të tjera ku njerëzit janë poshtëruar dhe po në këtë masë edhe janë rrahur. Mendojmë se kjo gjë kërkon, që në Maqedoni, të shqyrtohet urgjentisht.

Radio Evropa e Lirë:
Hjuman Raits Uoç gjithashtu u ka bërë thirrje organizatave ndrëkombëtrare që veprojnë në Maqedoni, që të rrisin dramatikisht vrojtimin e të drejtave të njeriut në atë vend. Përse e keni bërë një gjë të këtillë?

Peter Buckhard
Është shumë e rëndësishme të kuptohet se fundi i krizës në Maqedoni qëndron në respektimin e përgjithshëm të të drejtave të njeriut nga të dy palët, sikurse nga forcat maqedonase po ashtu edhe nga kryengritësit e UÇK-së. Po ashtu, është me rëndësi, se komuniteti ndërkombëtar, hap-pas hapi, po monitoron abuzimet e bëra nga të dy palët në konflikt dhe po ushtron presion mbi të dy palët të përfshira në konflikt, për t’i ndalëur abuzimet serioze të njeriut.

Radio Evropa e Lirë
Vallë, është kjo mënyra më e mirë që Maqedonia të shqyrtojë dhunën nëpër stacionet e saj policore, siç konludon edhe Human Rights Watch?

Peter Buckhard
Dhuna në stacionet policore po zgjat tash një kohë të gjatë dhe ishte një nga shkaqet kryesore që kryengritësit shqiptarë i morën armët në dorë në Maqedoni. Mendojmë se me rëndësi të jashtëzakonshme është që Maqedonia t’i shqyrtojë abuzimet e njerëzve, abuzimet nëpër stacionet policore dhe shumë abuzime të tjera. Kjo nuk mund të presë për më vonë, sepse nëse kjo vazhdon nga të dy palët, mund të ndodhë rifillimi i konfliktit.

Radio Evropa e Lirë
Si qçndron puna me Ushtrinë Çlrimtare Kombëtare. A kanë pjesëtarët e saj ndonjë abuzim dhe a keni njohuri për to?

Peter Buckhard
Sikurse edhe në çdo krizë Human Rights Watch dokumenton dhe monitoron sjelljet e të gjitha palëve në konlfikt. Për së afërti kemi vëzhguar edhe abuzimet e UÇK-së dhe kemi dokumentuar abuzime shumë serioze nga ana e UÇK-së, përfshirë rrahjen e serbëve etnikë në fshatin Mateç… së fundi edhe torturat mbi civilët dhe poshtërimin e 5 punëtorëve rrugorë maqedonas dhe vetëm para disa ditëve UÇK-ja u akuzua për shkatërrimin e një manastiri me shumë rëndësi në fshatin Leshkë afër Tetovës. Gjithashtu kemi dokumentuar shumë raste, në të cilat maqedonasit entikë janë kidnapuar nga UÇK-ja dhe
UÇK-ja nuk ka mundur të bëjë të ditur se ku gjenden ata dhe ne jemi të brengosur për sigurinë e këtyre civilëve maqedonas.


Radio Evropa e Lirë
Në kumtesën e fundit, orgnizata juaj, gjithashtu, shpreh brendosjen rreth sigurisë të së paku 27 shqiptarëve etnikë, të arrestuar më 12 gusht nga policia maqedonase, gjatë një operacioni në Luboten. A keni ndonjë njohuri se ku gjenden këta njerëz tash?

Peter Buckhard
Kemi njohuri se shumë prej tyre gjenden në burgun e Shkupit, i quajtur “Burgu i Shutkës”. Ata janë të abuzuar shumë seriozisht. Unë kam biseduar me një nënë, e cila kishte shkuar për të vizituar djalin e saj 13 vjeçar në “Burgun e Shutkës”. Ajo tha se ai ishte rrahur në mënyrë të vrazhdë dhe se fytyra e tij e lënduar ishte mavijosur. Është më se e qartë se jemi shumë të brengosur për sigurinë e këtyre njerëzve, shumica prej të cilëve duket se janë civilë, që u janë nënshtruar abuzimeve policore.

Radio Evropae Lirë
Por operacioni i Lubotenit rezultoi me vdekjen e së paku 10 shqiptarëve civilë dhe pas kësaj policia maqedonase ka pohuar se opearacioni ka pasur cak një bazë të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare? A kanë dhënë ata ndonjë dëshmi që të kundërshtojnë të dhënat se viktimat e aksionit policor ishin civilë?

Peter Buckhard
Kam intervistuar shumë njerëz nga Luboteni dhe ata kanë qenë të bindur se gjatë kohës së sulmit në fshat nuk ka pasur fare UÇK. Nga vëzhguesit ushtarakë kemi kuptuar se pozitat e UÇK-së gjenden disa kilometra larg fshatit. Mendoj se, dëshmitë janë të qarta, operacioni policor në Luboten, për cak ka pasur popullatën civile. Autoritetet maqedonase në Luboten nuk kanë gjetur asnjë armë dhe nuk kanë paraqitur asnjë dëshmi të besueshme, se në këtë vend vërtet kishte luftëtarë të UÇK-së gjatë kohës së sulmit. Kemi intervistuar edhe dëshmitarë okularë të shumë vrasjeve dhe e dijmë se, së paku gjashtë civilë, të paarmatosur, janë vrarë nga forcat maqedonase. Tre të tjerë kanë vdekur nga granatimet, përfshirë edhe një djalosh 6 vjeçar. Ndërsa një tjetër është marrë nga policia në Luboten dhe kufomën më vonë e ka gjetur familja e tij në morg, me shenja të rrahjes ekstreme.

Radio Evropa e Lirë
A jeni optimist sa i përket marrëveshjes paqesore. Vallë, a do të ndihmojë ajo në avancimin e të drejtave të njeriut në Maqedoni?

Peter Buckhard
Gjatë ditëve të fundit ishim dëshmitarë të vendosjes së forcave të NATO-s, që ka ndikuar në uljen malsimale të shkallës së luftimeve. Pra është arritur një përparim në programin për çarmatim. Por, është me rëndësi të kuptohet, se shumë shkaktarë kryesor të konfliktit, përfshirë abuzimet serioze të të drejtave të njeriut, janë të shkaktuara nga të dy palët dhe abuzimet endemike policore ende nuk janë shqyrtuar. Mendoj se duhet të kuptojmë se ardhmëria e paqes në Maqedoni, do të përcaktohet me implementimin e kësaj marrëveshjeje, me vullnetin e mirë të të dy palëve të përfshira në marrëveshje. Do të thotë, qeveria duhet t’i reformoj dhe t’i respektojë të drejtat njerëzore të popullatës shqiptare. Kjo gjithashtu do të thotë se UÇK-ja duhet të tërhiqet nga pozitat e veta luftarake dhe të lejoj popullatën e zhvendosur maqedonase të kthehet nëpër shtëpitë e veta. Kjo është një sfidë e jashtëzakonshme që na pret.
XS
SM
MD
LG