Ndërlidhjet

SHKUP


NATO dhe kryengritësist shqiptarë në Maqedoni kanë rënë dakord për numrin e armëve që kryengritësit duhet t’i dorzojnë vullnetarisht trupave të Aleancës në pikat e grumbullit, kanë njoftuar zyrtarë të NATO-s në Shkup. Komandanti i Misionit, gjenerali Gunar Lange nuk ka bërë të ditur sasinë e armëve që duhet të mblidhen duke thënë se numri së pari do t’i paraqitet për shqyrtim Qeverisë së Maqedonisë gjatë ditës. Sidoqoftë, gjenerali Lange ka thënë se sasia e armëve që deklaruan kryengritësit është e besueshme dhe e afërt me vlerësimet e NATO-s.
XS
SM
MD
LG