Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët nga NATO, OSBE-ja, vëzhgues nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Maqedonisë kanë qarkulluar lokacione rreth Kumanovës dhe Tetovës për caktimin e pikave ku do të grumbullohen armët e dorëzuara nga kryengritësit shqiptarë, njoftoi zëdhënësi i Armatës, Bllagoja Markovski. Misioni i NATO-s do të fillojë me mbledhjen e
armatimit nga dita e hënë dhe janë paraparë nja 15 pika për grumbullimin e armatimit në rajonet e Tetovës dhe Kumanovës. Komandanti i Misionit Gjenerali Gunar Lange ka njoftuar në Shkup se kryengritësit shqiptarë dhe forcat maqedonase janë duke u tërhequr nga vija e frontit në prag të fillimit të operacionit të NATO-s.
XS
SM
MD
LG