Ndërlidhjet

KIEV


Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski gjatë takimit në Kiev, ka falënderuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin për pozicionin e Rusisë gjatë konfliktit në Maqedoni dhe për rolin e tij në Ballkan përgjithësisht, njoftojnë mediat e Moskës. Boris Trajkovski ka bërë thirrje për përpjekje të përbashkëta të Rusisë dhe Maqedonisë për paqe në Ballkan dhe për një konferencë ndërkombëtare për kufijtë dhe të drejtat e njeriut në ate rajon, thotë agjencia Interfaks. Pas takimit, Vlladimir Putin u ka deklaruar reporterëve se tensionet në Ballkan nxehen nga terroristët, siç është shprehur, e jo nga kryengritës të cilët kinse janë të brengosur lidhur me problemet humanitare, gjuhësore dhe fetare, ka thënë presidenti rus.
XS
SM
MD
LG