Ndërlidhjet

PRISHTINË


Shefi i UNMIK-ut Hans Hakerup dhe zëvendësryeministri i Serbisë Nebojsha Çoviq janë takuar nga mesdita në Prishtinë dhe, siç ka qenë paralajmëruar, ata do të diskutojnë problemin e serbëve që konsiderohen të zhdukur në Kosovë, gjatë dy viteve të kaluara dhe lokacionet e garancat e sigurisë për zyrat e qendrës koordinuese Jugosllave për Kosovën. Liderët politikë shqiptarë të Kosovës kanë deklaruar më parë se takimi i Hakerupit me Çoviqin do të kishte kuptim vetëm nëse shefi i UNMIK-ut do të kërkonte shpërndarjen e strukturave paralele serbe në Kosovë.
XS
SM
MD
LG