Ndërlidhjet

BEOGRAD


Shefi i Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Hans Hakerup në një shkrim autorial për të përditshmen “Politika” të Beogradit ka thënë se për ndriçimin e fatit të personave të zhdukur në Kosovë duhet nisur nga faktet e jo nga thashethënat.
Hakerup ka thënë se megjith rezultatet e publikuara nga hetimet e UNMIK-ut dhe inkuadrimit të gazetarëve nga Serbia në disa nga këto hetime, media të Serbisë edhe më tej raportojnë që në Kosovë të ketë burgje ilegale ku mbahen serbë.
Këto thashethëna jo vetëm që u japin shpresë të rrejshme atyre që kanë humbur të afërmit, por dëmtojnë mbarë shoqërinë, duke penguar përpjekjet e vërteta për gjetjen e të zhdukurve në Kosovë, ka thënë Hakerup.
XS
SM
MD
LG