Ndërlidhjet

MOSKË


Nënsekretari amerikan i shtetit, John Bolton kishte një takim të paparashikuar me ministrin e Jashtëm të Rusisë, Igor Ivanov në Moskë për të diskutauar çështjet nga mbrojtja raketore. Bolton ishte paraparë të largohet nga Moska pas bisedimeve që kishte të martën dhe të mërkurën me zyrtarët rusë, ku u diskutuan planet e Shteteve të Bashkuara për sistemin kombëtar të mbrojtjes raketore dhe çështje tjera nga fusha e mbrojtjes. Gjatë këtij takimi, ministri Ivanov ka thënë se ai dhe sekretari amerikan i shtetit Colin Powel do të vazhdojnë diskutimet midis tyre muajin e ardhëshëm në Nju-Jork.

PEKIN.
Lideri palestinez Jaser Arafat është takuar në Pekin me presidentin e Kinës, Jiang Zemin dhe me zyrtarë tjerë që të kërkojë mbështetjen e tyre për kauzën palestineze, veçanërisht në Kombet e Bashkuara.
Kina, një nga pesë anëtarët e përherëshëm të Këshillit të Sigurimit, është aleat shumëvjeçar i palestinezëve, por ka gjithashtu lidhje ushtarake me Izraelin. Në kuadrin e turneut Aziatik, Jaser Arafat vizitoi edhe Indinë dhe Pakistanin.
XS
SM
MD
LG