Ndërlidhjet

SHKUP


Kryeministri maqedonas Ljubçe Georgievski, ka konsideruar absurd vlerësimin e ekspertëve perëndimorë mbi sasinë e armatimit që disponojnë kryengritësit shqiptarë. Ai u shpreh se nëse bëhej fjalë për vetëm 3 mijë e 500 armë, Maqedonia do të kish qenë në gjendje t’i grumbullonte ato në një aksion të rrufeshëm policor. Vëzhguesit perëndimorë i kanë përshkruar komentet e palës maqedonase si përpjekje të mbështetësve të vijës së ashpër në qeveri, për të minuar procesin e paqjes. Zyrtarë të NATO-s kanë vazhduar sot të informojnë qeverinë e Shkupit mbi metodologjinë e ndjekur në përcaktimin e sasisë së armatimeve, dhe sipas majorit amerikan, Barry Johnson, bisedimet pritet të përfundojnë gjatë ditës.
XS
SM
MD
LG