Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL/SHKUP


Numri i trupave që do të marrin pjesë në operacionin e NATO-s në Maqedoni, “Korrja e domosdoshme”, sinjalizohet të rritet në 4500 ose 5000. Nga korrespondenti i “Evropa e Lirë” në Shkup mësojmë se zëdhënësi i NATO-s, Barry Johnson, ka njoftuar se numri i trupave mund të rritet në 5 mijë ndërsa zyrtarë të NATO-s në Bruksel, citohen nga agjensia Rojters të kenë konfirmuar shifrën prej 4 mijë e 500 ushtarësh. “Fakt është se aleatët kanë njësi të masave të variueshme, çka do të thotë se do të kemi numër më të lartë trupash nga ç’prisnim fillimisht” – ka thënë një zyrtar në NATO. I njëjti burim ka saktësuar se kjo rritje ka të bëjë kryesisht me masa logjsitike dhe administrative, dhe në shkallë më të vogël me forcat mbrojtëse. Zyrtari citohet të ketë thënë se nuk parashikohen të dërgohen në terren armatime më të rënda për të mbrojtur misionin e NATO-s.
XS
SM
MD
LG