Ndërlidhjet

ZAGREB


Presidenti i Kroacisë ka pushuar nga puna një funksionar të lartë vendor, pasi ky i fundit kritikoi publikisht praktikën e bashkëpunimit të qeverisë me Gjykatën për Hetimin e Krimeve të Luftës me seli në Hagë. Sipas agjensive kroate të lajmeve, vendimi i Stipe Mesic për pushimin nga puna të Ante Kotromanovic, pasoi fjalimin që zyrtari i lartë mbajti në fillim të muajit në prani të 6 mijë njerëzve, ku midis të tjerash tha se, ata të cilët dikur quheshin “heronjtë e Kroacisë” sot po ndiqen dhe persekutohen. Cilësimi u referohej tre gjeneralëve kroatë të kërkuar nga Haga për krime lufte ndaj serbëve gjatë luftës për pavarësi të viteve ‘90.
XS
SM
MD
LG