Ndërlidhjet

DILI


Lideri për pavarësi i Timorit Lindor, Ksanana Gusmao, ka njoftuar se do të pranojë postin e presidentit të shtetit, nëse emërimi i tij propozohet nga partitë vendore. Gusmao ishte udhëheqës i kryengritjes guerrilase kundër pushtimit të Indonezisë që prej vitit 1978. Ai u kap në vitin 1990. Timori Lindor gjendet nën administratën e Kombeve të Bashkuara, prej dy vjetësh, ndërsa pritet të fitojë pavarësinë vitin e ardhshëm.
XS
SM
MD
LG