Ndërlidhjet

BRUKSEL/SHKUP


Numri i trupave që do të marrin pjesë në operacionin e NATO-s në Maqedoni, “Korrja e domosdoshme”, sinjalizohet të rritet në 4500 ose 5000. Nga korrespondenti i “Evropa e Lirë” në Shkup mësojmë se zëdhënësi i NATO-s, Barry Johnson, ka njoftuar se numri i trupave mund të rritet në 5 mijë ndërsa zyrtarë të NATO-s në Bruksel, citohen nga agjensia Rojters të kenë konfirmuar shifrën prej 4 mijë e 500 ushtarësh. “Fakt është se aleatët kanë njësi të masave të variueshme, cka do të thotë se do të kemi numër më të lartë trupash nga c’prisnim fillimisht” – ka thënë një zyrtar në NATO. I njëjti burim ka saktësuar se kjo rritje ka të bëjë kryesisht me masa logjsitike dhe administrative, dhe në shkallë më të vogël me forca mbrojtëse.
XS
SM
MD
LG