Ndërlidhjet

PODGORICË


Policia malazeze njofton se një person është vrarë dhe dy të tjerë janë plagosur kur persona të armatosur, hapën zjarr mbi disa civilë në afërsi të Plavës, pak kilometra larg kufirit Mal i Zi- Kosovë. Sipas burimeve të policisë, personat e armatosur e të maskuar flisnin shqip ndërsa sulmi ishte një rast klasik vjedhjeje pasi grabitësit kërkuan nga civilët të dorëzojnë sendet me vlerë dhe hapën zjarr kur njëri prej tyre u përpoq të ikte. Autoritetet e Malit të Zi, kanë kërkuar bashkëpunimin e policisë së UNMIK-ut në hetimin e ngjarjes.
XS
SM
MD
LG