Ndërlidhjet

SHKUP


Zyrtarët e NATO-s në Shkup kanë thënë se ata besojnë se shpërthimi në motelin “Brioni” pronë e një maqedonasi midis fshatit Çellopek dhe Bërvnizë, me ç’rast janë vrarë dy rojtarët maqedonas, ka qënë një akt kriminal. Kemi indikacione të forta se ky incident nuk është i ndërlidhur me konfliktin, por është akt kriminal, ka thënë zëdhënësi i NATO-s Barry Johnson. Zëdhënësi ka thënë mëtej se megjithë këte shpërthim në orët e mëngjezit, operacioni i Aleancës për mbledhjen e armatimit do të shkojë sipas planit.
XS
SM
MD
LG