Ndërlidhjet

KALKUTA


Një kortezh prej qindra murgeshash vizituan sot varrin e Nënës Tereze në Kalkutë dhe me lutje, hymne e kurora lulesh përkujtuan 91 vjetorin e lindjes së saj. Ne u lutëm më herët për shenjtërimin e saj me një meshë speciale, ka thënë Motër Christie, njëra nga murgeshat e rendit të Misionarëve të Bamirësisë që e themeloi Nëna Terezë, para 52 vitesh në Kalkutë. Nëna Terezë u lind në Shkup nga prindër shqiptarë me emrin Gonxhe Bojaxhi, në vitin 1910 .Ajo vdiq në 5 shtator të vitit 1997, në Kalkutë.
Javën e kaluar në Vatikan u dërguar një relacion 35 mijë faqesh për jetën dhe veprën e Nënës Terezë, si pjesë e procesit të Lumturimit të saj.
XS
SM
MD
LG