Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Aviacioni ushtarak izraelit, në orët e mëngjezit, ka sulmuar me raketa dhe ka shkatërruar objekte të forcave palestineze të sigurisë në tre qytete palestineze, në valën e dytë të goditjeve hakëmarrëse të ditës, gjatë të cilave raportohet për plagosjen e së paku tre policëve palestinezë. Heret gjatë ditës tanket, transportuesit e blinduar dhe buldozherët izraelitë u tërhoqën nga rajonet e Brezit të Gazës të kontrolluara nga palestinezët, pas një inkurzioni gjatë të cilit shkatërruan tre objekte duke përfshirë edhe shtabin palestinez të sigurisë në Rafah.
Armata izraelite ka thënë se sulmet ajrore dhe inkurzioni kanë qenë përgjigje ndaj sulmit të djeshëm të palestinezëve në një post-blok afër Rafahut kur u vranë tre ushtarë izraelitë dhe dy sulmuesit palestinezë.
XS
SM
MD
LG