Ndërlidhjet

SHKUP


Ushtari nga Britania, Ian Collins, pjesëmarrës në Misionin e NATO-s në Maqedoni, ka vdekur në spitalin e Shkupit nga plagët që kishte marrë mbrëmë, kur një grup i paidentifikuar të rinjësh e kishin sulmuar me gurë automjetin e tijë ushtarak në hyrje të kryeqytetit, njoftuan përfaqësues të NATO-s. Ushtari Collins fillimisht ishte dërguar në spitalin ushtarak në kampin Bondstil të trupave amerikane në Kosovë dhe prej andej ka qenë transferuar prap në spitalin ushtarak në Shkup, ku ka vdekur nga lëndimet e rënda. Minsitria britanike e Mbrojtjes ka thënë se policia maqedonase po bashkëpunon me një ekip special hetues britanik për ndriçimin e incidentit.
XS
SM
MD
LG