Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, George Robertson e ka dënuar vrasjen e ushtarit britanik në Maqedoni, duke e cilësuar sulmin si një “absurd”. Robertson ka thënë në një komunikatë se Misioni i trupave ka qëllim ti asistojë popullit dhe Qeverisë së Maqedonisë në arritjen e zgjidhjes paqesore dhe të përhershme të krizës aktuale. Ai ka thënë gjithashtu se Presidenti i Maqedonisë, Boris Trajkovski e ka siguruar se autoritetet do të ndërmarrin të gjitha masat e nevojshme, që të mos përsëriten incidentet e këtilla.
XS
SM
MD
LG