Ndërlidhjet

TETOVË


Disa qindra maqedonas kanë bllokuar rrugët në vendbanimet Kolltuk dhe Bërvenc, afër Tetovës për të penguar tërheqjen dhe kthimin në baraka të trupave dhe armatimit të forcave qeveritare nga ato zona të konfliktit. Sipas një marrëveshje me Aleancën e NATO-s, Armata maqedonase dhe kryengritësit shqiptarë kanë premtuar të reduktojnë praninë e armatimit të rëndë apo të tërhiqen nga pikat e tensionuara, derisa NATO kryen operacionin e grumbullimit të armatimit. Grupet e maqedonasve që kanë bllokuar rrugët thonë se po të tërhiqej Armata ata do të vriteshin apo dëboheshin nga kryengritës shqiptarë.
XS
SM
MD
LG