Ndërlidhjet

SHKUP


Në pjesën e vjetër të qytetit të Shkupit mbrëmë, në dy intervale, kanë eksploduar materiale shpërthyese, me çrast nuk ka patur viktima apo të plagosur, por janë bërë dëme materiale. Policia ka ndërmarrë hetime lidhur me këto shpërthime. Mbrëmë, gjithashtu, ka patur shkëmbim të fortë zjarri midis forcave policore dhe kryengritësve shqiptarë afër fshatit Rataje në rajonin e Tetovës, kanë njoftuar burime policore.Nuk u raportua nëse ka patur të vrarë apo të plagosur.
XS
SM
MD
LG