Ndërlidhjet

Friburg, Zvicër


“Ne do ti dorëzojmë të gjitha armët që i kemi” – tha udhëheqësi politik i UÇK-së, Ali Ahmeti, në intervistën dhënë gazetës zvicerane, La Liberte.

Ali Ahmeti, poashtu ka thënë, se “shifra prej 3300 armësh është gjetur dhe përcaktuar nga komiteti i ekspertëve”.

“Pas marrëveshjes së Ohrit, nuk ka arsye që të ketë luftë”, ka thënë lideri politik i gueriljes shqiptare në ish republikën jugosllave të Maqedonisë.

Ndalesën e Qeverisë zvicerane që të kthehet në këtë shtet ku jeton familja e tij, Ali Ahmeti e quajti politike.
Një zëdhënës i policisë federale zvicerane, konfirmoi sot se zotit Ahmeti ende i ndalohet hyrja në Zvicër, bën të ditur agjencia FP.
XS
SM
MD
LG