Ndërlidhjet

logo-print

Londër


Maqedonasi 18 vjeçar, Sima Stojic i ka deklaruar botimit të sotëm të gazetës Times, se ai e ka parë një grup të të rinjëve sllavo-maqedonas, të moshës prej 14 – 18 vjeçare, që po pritnin makinën Land Rover të paratrupave britanike.

Ai mëtutje ka thënë se në momentin kur makina ushtarake kishte kaluar nën urë, njëri prej tyre kishte hedhur një copë betoni.

Dje, ishte raportuar për vdekjen e ushtarit britanik, Ian Collins, 22 vjeçar, nga pasojat e goditjes me gurë në kokë.
Ende nuk ka konfirmim zyrtar lidhur me autorët eventualë të këtij incidenti.
XS
SM
MD
LG