Ndërlidhjet

Prishtinë


Misioni ndërkombëtar paqeruajtës në Kosovë, Kfor, i udhëhequr nga Nato-ja, ka bërë të ditur se ka ndaluar edhe 35 persona, të dyshuar se janë pjesëtarë të gueriljes shqiptare në Maqedoni.

Numri i tërësishëm i të ndaluarve, prej të premtes së kaluar, arriti në 180 vetë.

Zëdhënësi i Kforit, Howard Rhoades ka thënë se ata ishin ndaluar për shkak të përpjekjes për kalim ilegal të kufirit Maqedoni – Kosovë dhe se kanë qenë të pa-armatosur.
XS
SM
MD
LG