Ndërlidhjet

Bruksel


Ministri i jashtëm belg, Louis Michel ka ftuar për një iniciativë të kombinuar nga ana e Bashkimit Evropian, të Shteteve të Bashkuara dhe të Rusisë për ripërtritjen e përpjekjeve për përfundimin e dhunës në Lindjen e Mesme.

Luis Mishel, vendi i të cilit aktualisht kryeson Bashkimin Evropian, ka thënë se ai ishte në kontakt me skeretarin e shtetit, Colin Powell dhe me minsitrin e jashtëm rus, Igor Ivanov, për t’ju bashkuar një përpjekjeje për ndaljen e ciklit të dhunës ndërmjet izraelitëve dhe palestinezëve.
XS
SM
MD
LG