Ndërlidhjet

SHKUP


Sekretari i përgjithshëm i NATO-s George Robertson, gjatë qëndrimit në Maqedoni ka lavdëruar progresin e deritashëm të Misionit për grumbullimin e armatimit nga luftëtarët e UÇK-së dhe u ka bërë thirrje politikanëve që të çimentojnë planin e brishtë paqesor me fillimin e reformave të premtuara. Robertson ka planifikuar takime me udhëheqjen e Maqedonisë, presidentin Boris Trajkovski, kryeministrin Lupço Georgievski, kryetarin e Parlamentit, Stojan Andov, ministrat e Mbrojtjes dhe të Brendshëm, Vllado Buçkovski dhe Lube Boshkovski, liderët e partive kryesore politike maqedonase dhe shqiptare, nëshkres të Marrëveshjes së paqës. George Robertson vizitoi bazën e Krivollakut, vendgrumbullimin kryesor të armatimit që dorëzojnë luftëtarët shqiptarë.
XS
SM
MD
LG