Ndërlidhjet

GJENEVË


Zëdhënësi i Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, Rod Redmond, ka deklaruar mbrëmë në Gjenevë se në disa fshatra të Maqedonisë nevojiten më shumë mbikëqyrës ndërkombëtarë, civilë apo ushtarakë, që do të krijonin ndjenjë sigurie tek refugjatët që këthehen. Që nga nënshkrimi i Marrëveshje së paqes, nga Kosova janë këthyer në vatrat e tyre në Maqedoni nja 5.600 refugjatë, rreth 52 mijë akoma gjenden në Kosovë, kurse nja 70 mijë janë zhvendosur brenda Maqedonisë. Redmond ka thënë se në ato fshatra askush nuk mban rendin e ligjin, se ka një vakum dhe prandaj nevojiten më shumë vëzhgues, para se njerëzit të këtheheshin në shtëpit e tyre.
XS
SM
MD
LG