Ndërlidhjet

MOSKË


Agjencia Interfaks raporton se kryengritësit çeçenë kanë vrarë mbrëmë në distriktin e Kurçaloit 12 persona, në mesin e të cilëve 6 civilë, katër ushtarë dhe dy të punësuar në zyrën e komandantit pro-rus.
Së pari ka shpërthyer një automobil- bombë dhe pastaj konvoji i trupave federale ka hasur në breshëri zjarri.
Në harkun e fundit kohor pozicionet e forcave Ruse në Çeçeni janë sulmuar 23 herë,citohen të kenë thënë zyrtarë ushtarakë Rus.
XS
SM
MD
LG