Ndërlidhjet

LONDËR


Sekretari i përgjithëshëm i NATO-s, George Robertson në një shkrim në gazetën ’Financial Times’ thotë se Misioni 30 ditësh i NATO-s në Maqedoni mund të zgjatet edhe për disa ditë, por ai nuk pretë që Aleanca të luaj rrolin afatgjatë paqëruajtës në ate vend të Ballkanit.
Robertson shkruan se NATO nuk mund të ofrojë zgjidhje afatgjate të problemit në Maqedoni.
Ai thotë se ato probleme janë politike dhe kërkojnë zgjidhje politike. Robertson ka publikuar këte shkrim pas vizitës së djeshme në Maqedoni.

SHKUP.
Sekretari i jashtëm Britanik, Jack Straw
arriti në Shkup që të nxisë liderët politikë të Maqedonisë që të fillojne me ratifikimin e Marrëveshjes së paqës, tani kur kryengritësit kanë filluar të dorëzojnë armatimin e tyre.
Sekretari Straw ka thënë se beson që ushtarët e NATO-s, me gjasë do të kompletojnë misionin e mbledhjes së armatimit brenda 30 ditësh.
Por, ka thënë ai në Shkup, se asgjë nuk është e sigurtë në rajonin jostabil të Ballkanit, kurse trupat mund të qëndrojnë më gjatë, nëse nevojitet.
Në Shkup arriti për vizitë të shkurtër edhe ministri gjerman i Mbrojtjes, Rudolph Scharping.

SHKUP.
Komandanti i Misionit të NATO-s në Maqedoni, gjenerali Gunnar Lange kumtoi se forcat e tij kanë kompletuar fazën e parë të programit për mbledhjen e armatimit duke grumbulluar mbi 1.400 copë armësh nga luftëtarët e UÇK-së dhe e ka njoftuar me shkrim edhe presidentin Boris Trajkovski.
Kjo sasi është më shumë se një e treta e grubullimit të planifikuar dhe përmbushë parakushtin e shtruar nga Parlamenti i Maqedonisë që nesër të fillojë debatin për reformat politike .
XS
SM
MD
LG