Ndërlidhjet

VIENË


Ministresha e jashtëme e Maqedonisë, Ilinka Mitreva, duke iu drejtuar trupit 55 anëtarësh të OSBE-së në Vienë, ka tërhequr vëmendjen për “vakumin e sigurisë” pas përfundimit të Misionit të NATOs dhe ka bërë thirrje për mbështetje të pandërprerë ndërkombëtare për Shkupin.
Ministresha Mitreva veçanërisht i ka bërë thirrje OSBE-së që të zgjerojë misionin e saj mbikëqyrës në Maqedoni, për të ndihmuar në ruajtjen e stabilitetit, pas tërheqjes së trupave të NATO-s.
Ajo ka ka thënë se Maqedonia është buzë kollapsit ekonomik dhe, mbi të gjitha, ka nevojë për ndihmë të menjëherëshme ekonomike dhe financiare.
XS
SM
MD
LG