Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Gjatë një konfrontimi me trupat izraelite në Rafah, të Brezit të Gazës, raportohet për plagosjen e së paku nëntë palestinezëve. Konflikti ka ndodhur gjatë inkurzionit të tankeve dhe bollduzherëve izraelitë, në rajonin autonom palsetinez të Rafahut, ku siç raportohet, kanë demoluar nëntë shtëpi në kampin e refugjatëve palestinezë. Mbrëmë në Gazë eshtë vrarë edhe një polic palestinez, kurse katër të tjerë janë plagosur kur forcat izraelite granatuan një post-bllok palestinez duke u hakmarr për sulmin me granata kundër një vendbanimi kolonësh izraelitë.
XS
SM
MD
LG