Ndërlidhjet

KABUL


Talibanët në pushtet në Afganistan kanë mbyllur sotë zyrat e dy grupeve humanitare kristiane të Misionit Mbështetës Ndërkombëtar dhe Organizatës tjetër ndihmëtare kristiane me emrin SERVE. Gjatë mbylljes së zyrave nuk është arrestuar askush pasi, me gjasë, punonjësit e këtyre organizatave humanitare janë larguar më parë nga Afganistani. Talibanët kanë njoftuar më herët se tetë punojnësit e jashtëm humanitarë nga organizata Shelter Now International, të arrestuar më parë, do të nxirren para gjyqit nën akuzën e predikimit të krishterizmit në Afganistanin mysliman.
XS
SM
MD
LG