Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Një auto-kolonë me pesë autobusë, udhëtim ky që do duhej t’i kthente civilët maqedonas në shtëpitë e tyre, vazhdon të mbahet e bllokuar në hyrje të fshatit Drenovc. Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian, OSBE, raporton se forca policore maqedonase janë nisur nga Shkupi për të mbërritur në rajonin e kontrolluar nga guerrilasit shqiptarë. Nga ana e tyre, burime shqiptare citohen nga agjensitë e lajmeve të kenë thënë se do të zhvendosin barrikadën vetëm kur policia maqedonase të heqë pengesat nga tri rrugët që i ndalojnë civilët shqiptarë t’i afrohen Tetovës.
XS
SM
MD
LG