Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Departamenti amerikan i Shtetit bën të ditur se ka pasur sukses faza e parë e testimit të një tip rakete që eventualisht mund të përdoret në sistemin e mbrojtjes kundër-raketore. Raketa është lëshuar nga një bazë ajrore ushtarake në Kaliforni dhe para se të zbresë në Oqeanin Paqësor, ka fluturuar rreth 4800 kilometra. Testimi nuk përfshinte hapin e dytë, atë të asgjesimit të predhës. Shtetet e Bashkuara kanë programuar t’i zhvillojnë testimet që përfshijnë të dy operacionet, atë të lëshimit dhe kapjes, në vitin 2002 ose 2003. Departamenti i Mbrojtjes po përdor versione të modifikuara të raketave të vjetra në testimet iterceptuese, më i fundit ndër të cilët ai i muajit korrik, qe plotësisht i sukseshëm.
XS
SM
MD
LG