Ndërlidhjet

SHKUP


Shqiptarët në Maqedoni kanë zhbllokuar një rrugë lokale në afërsi të Tetovës, duke i lejuar kalimin auto-kolonës me pesë autobusë, që transporton për në shtëpitë e tyre, maqedonas të zhvendosur. Ndërkaq, civilë sllavo-maqedonas, kanë ngritur barrikada në shenjë proteste ndaj hyrjes së trupave të NATO-s në Maqedoni. Turma maqedonasish nga fshati Xhepçishtë kanë bllokuar rrugën që lidhin me Kosovën me kërkesën që të lirohen pesë banorë të fshatit, për të cilët ata thonë se mbahen peng nga guerrilasit.
XS
SM
MD
LG