Ndërlidhjet

PODGORICË


Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviç, ka përsëritur sot se pavarësia e kësaj republike, nuk përbën kërcënim për stabilitetin rajonal. Gjukanoviç ka thënë se duhet të flakin paragjykimet që kanë zënë rrënjë në një pjese të komunitetit ndërkombëtar, sipas të cilave pavarësia e Malit të Zi mund të jetë faktor jo-stabiliteti në Ballkan. “Përkundrazi - ka theksuar Millo Gjukanoviç-finalizimi i shpërbërjes së Jugosllavisë, është parakusht për fillimin e një integrimi të ri, sipas standarteve evropiane”.
XS
SM
MD
LG