Ndërlidhjet

PRESHEVË


I deleguari special i Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut në hapësirën e ish- Jugosllavisë, Hose Kutiliero gjatë vizitës në Luginën e Preshevës ka vlerësuar se atje duhet bërë shumë më tepër në fushën e të drejtave të njeriut, ndonëse është bërë përparim i dukshëm.
Kutiliero ka deklaruar në konferencë për shtypin se shqiptarët me të cilët kishte biseduar insitojnë për hapa të mëtejëshme për përparimin e të drejtave të njeriut dhe në këte drejtim presin ndërmarrje të reja nga autoritetet e Beogradit.
Gjatë vizitës dy ditëshe Luginës së Preshevës, në Jug të Serbisë, Kutiliero kishte bisedime me liderë të partrive politike shqiptare dhe me kyretarin e Këshillit për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, Shaip Kamberin.
XS
SM
MD
LG