Ndërlidhjet

BEOGRAD


Kryeprokurorja e Tribunalit të Kombeve të Bashkuara për krimet e luftës në hapsirën e ish-Jugosllavisë, Carla Del Ponte arrin nesër në Beograd dhe do të bisedojë me autoritetet jugosllave dhe serbe për bashkëpunimin e mëtejshëm me Tribunalin e Hagës.
Florens Hartman, zëdhënëse e kryeprokurores, i ka deklaruar gazetës “Borba” të Beogradit se Del Ponte do të kërkojë nga autoritetet e Serbisë dorëzimin e të gjithë pesonave të akuzuar për krime lufte, duke përfshirë edhe presidentin e Serbisë, Millan Millutinoviq.
Zëdhënësja ka thënë se bashkëpunimi i Beogradit me Tribunalin nuk nënkupton vetëm një hap, përkatësisht vetëm dorëzimin e Millosheviqit, por dorëzimin e të gjithë të akuzuarve për krime lufte.
XS
SM
MD
LG