Ndërlidhjet

BARCELONË


Tubimi ndërkombëtar për paqë ka filluar në Barcelonë të Spanjës ku merr pjesë edhe njëri nga liderët e Kosovës, doktor Ibrahim Rrugova bashkë me shumë liderë të tjerë në mesin e të cilëve edhe ish presidenti i Rusisë, Mihail Gorbaçov.
Konferenca organizohet nga laureati i shpërblimit të sivjeme të UNESCO-s për paqë, komuniteti romano-katolik, Sant Egidio, në bashkëmbështetje me Qeverinë e Katalonisë dhe arqipeshkvit të Barcelonës.
Konferenca treditëshe pritet të diskutojë paqën në Lindje të Afërt dhe në Ballkan, sikurse edhe sfidat në fushën e mjekësisë dhe mjedisit jetësor.
XS
SM
MD
LG