Ndërlidhjet

logo-print

Që në nismë plani paqësor hasi në probleme


Agjencitë botërore të lajmeve vazhdojnë të raportojnë gjërësisht për zhvillimet e fundit në Maqedoni. Konstatim i përbashkët i pothuajse të gjitha shkrimeve të sotme është se plani paqësor për Maqedoninë, i sponsoruar nga përëndimi, që në nismë hasi në probleme, pasi nacionalistët, siç shprtehet agjencia Reuters, stopuan debatin kryesor parlamentar.

Kryetari i Kuvendit të ish republikës jugosllave të maqedonisë, Stojan Andov ka deklaruar se “ai nuk do të konvokoj sërish seancën e Parlamentit, përderisa presidenti Trajkovski nuk garanton se janë ndërmarrë masat për sigurimin e kthimit të afro 69 mijë maqedonasve të zhvendosur nga shtëpitë e tyre”.

Ambasadori i Natos në Shkup, Hansjoerg Eiff ka thënë se “jemi shprehur kundër kushtëzimit të këtij debati parlamentar; kjo është e rrezikshme dhe nuk do të dëshironim që të vazhdoj” – transmeton agjencia Reuters.

Nato-ja nuk dëshiron ta humbë rastin pasi pjesëtarët e gueriljes shqiptare dorëzuan 1210 nga 3300 armët e planifikuara, për vetëm tri ditë të misionit të aleancës veri-atlantike.

Agjencia Reuters transmeton fjalët e komandant Matoshit nga kryengritësit shqiptarë “se pa miratimin e fazës së parë nga ana e Kuvendit, nuk do të ketë fazë të dytë të dorëzimit të armëve”.

Agjencia FP informon se ndërmjetësuesi i Bashkimit Evropian, Francois Leotard i ka deklaruar kësaj agjencie se “Marrëveshja nuk përmban kushte të shkruara dhe shton se paraqitja e kushteve të reja, për çdo ditë, është rrugë për ta shtyrë procesin e paqes”.

Francois Leotard ka thënë se Nato-ja kishte pranuar parimin e lidhshmërisë së debatit parlamentar për marrëveshjen e paqes dhe mbledhjen e armëve në tri faza.

Ndërkaq, agjencia AP informon për rritjen e ndjenjës për theksimin e identitetit kombëtar ndër maqedonas, në këtë shtet. Kjo agjenci thotë se heronjë e tij, gjuha, e herë herë, edhe prejardhja etnike paraqesin çështje të mospajtimeve të thella me fqinjët e tyre.

Gjatë shekullit të kaluar, shkruan agjencia AP, territori përreth Shkupit ishte vizatuar pothuajse në të gjitha hartat eventuale, të ardhshme, të secilit shtet të fuqishëm të Ballkanit. Ishte menduar se Maqedonia, eventualisht, do të mbetej një provincë e izoluar e Jugosllavisë, ndërsa maqedonasit do të mbeteshin nën hijen e serbëve që do të dominonin.

Në Lindje, Bullgaria konsideron se gjuha maqedonase është një dialekt bullgar dhe kërkohet përvetësimi i heronjëve të nderuar në Maqedoni, përfshirë këtu edhe liderin e gueriljes, Goce Delcev, që ishte vrarë në vitin 1903 duke luftua kundër myslimanëve otoman, - shkruan agjencia AP. Disa nacionalistë ende i referohen Maqedonisë si “Bullgaria Përëndimore”.

Greqia, në Jug, kishte ndërmarrë embargo të përgjysmuar ekonomike prej vitit 1995, në shenjë të kundërshtimit të emrit të Maqedonisë, të cilën grekët e shohin si pjesë të trashigimisë së tyre Helene, si vendlindje të Lekës të Madh.

Megjithatë, marëdhëniet ndërmjet Greqisë e Maqedonisë ishin përmirësuar, por çështja e emrit mbetet e pazgjidhur.

Disa intelektualë të Ballkanit ishin pajtuar se nuk është e qartë etnia maqedonase në përgjithësi, shkruan mëtutje agjencia AP.

“Gjepura, thotë Igor Cvetanovski, duke valvitur flamurin me simoblin e Lekës së Madh. “Ne jemi pasardhës të Lekës së Madh” – thotë ai.

Televizioni shtetëror shpesh paraqet pamje të Lekës. Programet e radios janë të mbushura me këngë patriotike, informon kjo agjenci.

Termi “sllav” - i përdorur për ti dalluar nga shqiptarët etnikë në këtë vend - konsiderohet denigrues.

Në këtë aspekt, agjencia AP, transmeton fjalët e deputetit Filip Petrovski se “nënçmim i madh është kur përëndimorët dhe shqiptarët më quajnë sllav”.
XS
SM
MD
LG