Ndërlidhjet

SHKUP


I deleguari special i Shteteve të Bashkuara në Maqedoni, James Pardew ka thënë se trupat e NATO-s që mbledhin aramtimin e guerrilëve mund të nevojitet që të rrijnë edhe më tejë për të mbrojtur civilët perendimorë, të cilët mbikëqyrin implementimin e Marrëveshjes së brishtë të paqes. “Çështja është se si të garantohet siguria e një misioni të shtuar civil”, ka deklaruar Pardew, i cili merr pjesë në mbledhjen e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim Evropian në Vjenë. Zëdhënësi i NATO-s në Shkup, Mark Layti ka insistuar se vërejtjet e të deleguarit Pardew nuk duhet interpretuar si shenjë se NATO-ja po përgaditet që të zgjerojë misionin e saj në Maqedoni.
XS
SM
MD
LG