Ndërlidhjet

BUKURESHT


Kryesuesi i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, u ka bërë thirrje liderëve të Maqedonisë që të mos lejojnë që fushatat paraelektorale të pengojnë implementimin e planit paqesor, të mbështetur nga NATO. Kryesuesi i OSBE-së, ministri i jashtëm i Rumanisë Mircea Geoana, ka thënë se kjo organizatë është e gatshme të dërgojë në Maqedoni edhe disa qindra vëshgues, nëse do të kërkojë qeveria e Shkupit. Ai ka thënë se NATO-ja, OSBE-ja, Bashkimi Evropian dhe organizata të OKB-së, do të takohen gjatë disa ditëve që të koordinojnë planin e aksionit në Maqedoni për etapën që vjen pas çarmatimit.
XS
SM
MD
LG