Ndërlidhjet

logo-print

STRAZBUR


Bashkimi Evropian nuk do të shfrytëzojë sanksionet ekonomike për të detyruar Izraelin dhe palestinezët që të ulen në tryezën e negociatave, sepse kjo do të keqësonte edhe më shumë situatën, por ka inauguruar politikën e ekuidistancës ndaj dy palëve. Bashkimi Evropian, kanë thënë zyrtarët e tij, përpiqet të rrisë ndikimin e vetë për promovimin e përpjekjeve për paqe në rajon me diplomaci aktive e konsultime të ngushta me Shtetet e Bashkuara dhe atyre që shtrijnë dorën. Parlamenti Evropian ka debatuar krizën në Lindje të Afërt, ndërkohë që shefi i politikës së jashtme të Bashkësisë, Javier Solana ndodhet në rajon, ku ka takuar liderët Izraelitë dhe palestinezë.
XS
SM
MD
LG