Ndërlidhjet

ANKARA


Komanda evropiane e Shteteve të Bashkuara njofton se aviacioni amerikan ka bombarduar sot veriun e Irakut, si përgjigje ndaj zjarrit irakian kundër patrullimit nga ajri mbi zonën veriore të fluturimeve të ndaluara dhe janë kthyer të sigurtë në bazën e Inxhirlikut, në Turqi. Aeroplanët kanë bombarduar një sistem radarësh të integruar irakian, pasi artileria kundërajrore kishte vepruar nga qyteti i Mosulit. Aviacioni amerikan e britanik mbikëqyr zonën e ndalim -fluturimeve në veri të Irakut, për të mbrojtur popullatën kurde dhe në jug të Irakut për të mbrojtur myslimanët shiitë.
XS
SM
MD
LG