Ndërlidhjet

DURBAN


Kryesuesi i konferencës së OKB-së mbi racizmin, ministri i jashtëm i Afrikës së Jugut, Nkosazana Dlamini-Zuma, ka takuar kryesuesin e Këshillit të Evropës Louis Michel dhe sekretarin e përgjithshëm të Ligës Arabe, Amr Musa, që të orvaten të hartojnë një tekst të ri mbi konfliktin në Lindje të Afërt. Ministrat kyresorë janë takuar pas largimit të delegacionit të Shteteve të Bashkuara dhe të Izraelit nga konferenca për shkak të fjalorit në projekt dokumentin që denoncon trajtimin e palestinezëve nga shteti izraelit. Gjatë 24 orëve pritet një projekt dokument i ri i konferencës, kurse Bashkimi Evropian do të evaluojë nëse mund të arrihet kompromisi.
XS
SM
MD
LG