Ndërlidhjet

logo-print

PEKIN


Presidenti i Kinës Jiang Zemin gjatë vizitës në Fenian ka shfaqur mbështetjen e tij ndaj hapave të përtërira për pajtim midis Koreve rivale të Veriut dhe të Jugut. Mediat e Pekinit citojnë presidentin Zemin t’i ketë shfaqur Koresë Veriore mbështetjen e Kinës për përmirësimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara, Japoninë, Bashkimin Evropian dhe vende të tjera. Ai ka thënë më tej se marrëdhëniet e ngushta të Kinës me Korenë Veriore janë të domosdoshme për stabilitetin dhe zhvillimin rajonal dhe i ka premtuar ndihmën e Pekinit këtij vendi të izoluar dhe të varfëruar komunist.
XS
SM
MD
LG