Ndërlidhjet

SHKUP


Trupat e NATO-s, kanë shpëtuar jetën e një polici shqiptar në Maqedoni, duke e shpëtuar nga zjarri armësh të paramilitarëve maqedonas, derisa ka qenë duke udhëtuar me veturë në rrugën kryesore midis Shkupit dhe Tetovës, kanë njoftuar zëdhënës të NATO-s. Trupat e NATO-s në Maqedoni nuk janë paqeruajtëse por në mision mbledhjesh të armëve nga UÇK-ja, por zëdhënësi Mark Laity ka thënë se ka qenë e udhës që të intervenohet në ate sulm dhe se trupat kanë përgjegjësinë që të pashisin situata me qëllim të parandalimit të dhunës së mëtejshme. Zëdhënësi ka thënë se trupat e NATO-s kanë pashitur situatën duke biseduar me të dy palët.
XS
SM
MD
LG